Tepelenë/Sulm ndaj dy vëllezërve,një i vrarë dhe një i plagosur

0
149

Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është Artur Bresha. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Teplenës. Viktima ishte roje tek një kompani inertesh në Tepelenë kur mbi të është shtënë me armë.

Fillimisht autorët kanë qëlluar me armë automatike për vdekje Artur Breshën dhe më pas kanë shkuar në një supermarket ku qëndronte i vëllai i tij Artan Bresha dhe aty e kanë qëlluar edhe këtë të fundit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati.Sipas të dhënave vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here