TEPELENE/Vdes 10 vjeçari nga gripi

0
170

Një fëmijë 10 vjeç ka ndërruar jetën pas disa ditësh me gjendje gripale. Ngjarja ka ndohdur në Tepelenë në orët e para të mëngjesit të sotëm kur familjarët e 10 vjeçarit Sabri Iljazi janë drejtuar për në spitalin e Tepelenës, ndërsa fëmija ishte në gjendje të rënduar.

Burime të juguneës pohojnë se mjekët e spitalit të Tepelenës kanë orientuar familjarët të drejtohen në spitalin e Gjirokastrës, por ata kanë shpërfillur mendimin e mjekëve duke e rikthyer fëmijën në banesë.

Pas rëndimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore janë paraqitur sërish në spitalin e Tepelenës në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa fëmija kishte ndërruar jetë.

Vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here