Terihat/Grabitet gjatë natës banesa ,autorët u marrin paratë të moshuarave

Persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës një banesë në fshatin Terihat të Dropullit.
Grabitja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash.
Autorët janë larguar dhe policia po punon për identifikimin e kapjen e tyre.
“Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” sqaron policia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment