Tërmet në Hipotekë, LSI shkarkon financierin e PS

0
1203

hipoteka-e-fierit

Përplasjet mes PS dhe LSI në Gjirokastër, kanë njohur një dimension të ri. Martin Gorrici, financier i Zyrës së Rregjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme, është shkarkuar një ditë më parë, me urdhër të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i ZRRPP Ilirian Muho. Arsyet e këtij shkarkimi ngelen mister ende, por një fakt është i pamohueshëm, që përplasjet mes PS dhe LSI në Gjirokastër, po bëhen gjithmonë e më tepër të forta kjo për shkak të grykësisë që ka LSI dhe Vangjel Tavo për të shtënë në dorë gjithë postet në institucionet kyce. Në këtë institucion me 11 punonjës, PS ka kryerregjistruesin Meleq Karabina, juristin Nertil Nebiaj që është njëkohësisht kryetar i PS në Njësinë Vendore Lunxhëri dhe Martin Gorricin e sapo shkarkuar, ndërsa 8 të tjerët, mbrohen nga LSI dhe Vangjel Tavo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here