Tërmeti apokaliptik/ Rritet numri i viktimave në Izmir

Gjatë ditë së sotme, pas operacioneve kërkimore nën rrënoja është rritur numri i viktimave nga tërmeti në Izmir.
Deri në orën 17:20 (me orën lokale), numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti ka shkuar në 62, sipas AFAD.
Sa i përket numrit të të plagosurve, deri tani regjistrohen 940 persona, 218 prej të cilëve ndodhen në spitale.
Që prej ditës së premte, kur u regjistrua tërmeti fatal prej 6,6 shkalla Righter, deri tani, Izmiri ka regjistruar 847 tërmete, 43 prej të cilëve mbi 4 ballë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment