Tërmeti/Gjirokastra solidare ,veç ndihmave të qytetarëve ,bashkia jep 5 milionë lekë për të prekurit

0
133

Tërmeti i një dite më parë veç dëmeve të shumta materiale deri më tani ka shënuar mbi 30 viktima ndërsa numërohen mbi 600 të plagosur dhe të tjerë që rezultojnë të zhdukur.Të shumta kanë qenë dhe njerëzit që janë sensibilizuar në mbledhjen e ndihmave brenda vendit por edhe jashtë saj.Edhe qyteti i Gjirokastrës i është bashkuar kësaj nisme që në orët e para të mëngjesit,ku në ambjentet e pallatit të sportit janë grumbulluar ndihma të ndryshme duke filluar nga veshmbathjet ,lodra për fëmijë,batanije dhe ushqime.Përveç mbledhjes së ndihmave nga qytetarët gjirokastritë të cilat vazhdojnë të grumbullohen edhe Këshilli Bashkiak i qytetit ka marrë sot vendimin për të kontribuar për qytetarët e prekur nga tërmeti duke dhënë shumën prej 5 milionë lekë të vjetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here