Tërmeti/ Haradinaj: U angazhuam për 30 minuta pas telefonatës me Metën, Rama nuk më hapi telefonin 

0
165

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj rrëfen si shteti i Kosovës u organizua brenda 30 minutash mëngjesin e 26 nëntorit për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe të prekurve nga tërmeti.

Në një intervistë për Abc News, Haradinaj tregon se pas një kërkese verbale të presidentit Ilir Meta për të sjellë grupet e emergjencës në Shqipëri është organizuar gjithçka.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here