Tërmeti i fuqishëm në Turqi, thellohet bilanci i viktimave.

0
164

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e së premtes, ka shkaktuar të paktën 20 të vdekur dhe mbi një mijë të plagosur.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra ndërsa zona më e prekur mbetet provinca Elazig, në Sivrice.
Autoritetet Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) zbritën menjëherë në terren dhe vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos kthehen në godina për shkak se ekziston mundësia që një tërmet pak më i lehtë se i pari mund të shkaktonte dëme edhe më të mëdha.
AFAD bëri të ditur se 16 persona kanë humbur jetën në provincën e Elazigut, ndërsa në 4 të tjerë kanë vdekur në Malatya.
Ndërkaq, Ministri i Brendshëm i Turqisë e përshkroi tërmetin si një ngjarje të nivelit të tretë, sipas planit të emergjencave të vendit. Ai konfirmoi disa ndërtesa të shembura, ndërsa theksoi se bilanci i deritanishëm i viktimave mund të thellohet për shkak se ekziston frika për persona të tjerë të mbetur nën rrënoja.
Turqia ka një histori me tërmete të fuqishëm, pasi në gusht të vitit 1999, më shumë se 17 mijë persona humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here