Testi i drogës, 15 efektivë të Policisë së Vlorës dalin pozitivë. Policët: Shkak janë ilaçet!

0
165

15 efektivë të Policisë së Vlorës kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të drogës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje të lëndëve narkotike, ndërsa ky rezultat është kundërshtuar prej tyre.

Efektivët që i janë nënshtruar testit dhe dolën pozitivë janë shprehur se nuk kanë përdorur asnjëherë lëndë narkotike por sipas tyre, rezultati pozitiv mund të ketë dalë si pasojë e përdorimit të ilaçeve që marrin për problemet shëndetësore.Gjithashtu, burimet kanë bërë të ditur se disa prej tyre pretendojnë se rezultati është i pasaktë. Tre efektivë janë nga komisariati i Policisë së Sarandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here