Testi i parë i Maturës Shtetërore/ Prefekti Aliaj uron gjimnazistët: Tregoni kujdes me hapat që do hidhni në jetë!

0
148

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj ka ndjekur sot nga afër zhvillimin e provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020, në shkollat e mesme “Siri Shapllo” dhe “Asim Zeneli” në Gjirokastër.

Prefekti shprehu mirënjohje për çdo nxënës, prindër dhe mësues për përballimin sipas tij, me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor jo pak të vështirë.

Ai theksoi rëndësinë e kujdesit që maturantët duhet të tregojnë gjatë hapave të jetës në mënyrë që të zgjedhin gjithmonë të mirën e të bëhen njerëz që i shërbejnë shoqërisë dhe vendit.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull, Albana Hasanaj shprehu gjithashtu urimet për të gjithë maturantët në provimet e Maturës Shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here