Tetë deputetë holandezë vijnë në Tiranë: Shqipëria s’është gati për hapjen e negociatave

0
145

Tetë deputetë holandezë kanë nisur ditën e sotme vizitën e tyre zyrtare në Tiranë. Kjo vizitë vjen në mënyrë që deputetët të njihen me ecurinë e reformave në vendin tonë.

Kjo për shkak se Holanda cilësohet mes vendeve skeptike sa i takon çeljes së negociatave nga ana e Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Pas takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ata vijuan sërish me një qëndrim skeptik.

“Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian”, thanë ata në një prononcim për mediat.

Deputetët holandezë nënvizuan se kërkohet që zyrtarët e korruptuar të dalin para drejtësisë. Në fund të vizitës ata do ta hartojnë një raport të cilin do ia paraqesin parlamentit gjerman.

Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani partisë për Liri dhe Demokraci, me anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti.

Frank Futselaar vjen nga Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf nga Unioni Kristian, Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.

Ndërsa Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66 dhe Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here