Tetë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Itali

Një avion privat, me tetë persona në bord, u përplas në periferi të Milanos duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.

Agjencia e lajmeve ANSA, raportoi se tetë personat – piloti, ndihmëspiloti, gjashtë pasagjerë mes të cilëve një fëmijë – humbën jetën pas përplasjes në zonën e San Donato Milaneses rreth 12 kilometra në juglindje të qendrës së Milanos.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Linates në Milano, që ndodhet pak kilometra larg vendit ku u rrëzua. Si destinacion kishte Olbian në Sardegna një distancë që zakonisht me avion përshkohet për rreth 1 orë e 10 minuta.about:blank

Përplasja ndodhi në një pallat të braktisur në San Donato Milanese, që ishte në fazë rindërtimi dhe që përdorej kryesisht për parking.

Banorët e zonës me të dëgjuar zhurmën e përplasjes nisën të shpërndajnë në rrjetet sociale pamje nga shpërthimi i flakëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment