Thanë se ikën nga shtëpia se prindërit nuk isilleshin mirë, 16-vjeçaret u gjetën në hotel me një 45-vjeçar në Përmet

0
215

16-vjeçarët në praninë e një psikologeje deklaruan se u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak se prindërit nuk i silleshin mirë, ndërsa theksuan se nuk i ka detyruar asnjë person tjetër që të largohen. Ndërkohë, detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e tyre, ku thuhet se të miturat me iniciale M.H. dhe K.A., shoqe me njëra-tjetrën, janë parë në shoqërinë e një burri rreth moshës 45 vjeç në një hotel në Përmet. Burime bëjnë me dije se vajzat kanë ikur drejt Përmetit me fugon, ndërsa punonjësit e komisariatit të Përmetit i kishin në mbikëqyrje të dyja vajzat dhe me një lloj diplomacie i kanë ndjekur. Në momentin që janë shoqëruar në komisariat ato s’kanë bërë rezistencë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here