‘Ti mua më merr të keqen…’/ Studentja publikon mesazhet që i kishte dërguar Rama

0
154

Ana, studentja e Arkitekturës që telendisi sot kryeministrin Edi Rama në takimin e radhës me studentë, tregon më shumë detaje rreth bisedës që ajo pati me kryeministrin Rama. Më poshtë komunikimi i saj me gazetaren e Ora News dhe sms që ka këmbyer me Ramën.

Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH.Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.

E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.

Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.

Debati mes studentes dhe Rames ne takimin e sotem:

Studentja: S’më lini të flas se e dini se çfarë do të them. Si fillim më thonë si e kuptoni ju fjalën zhvatje me vetëdije?

Rama: Skandaloze!

Studentja: Skandaloze? Pse është skandaloze kur ajo po bëhet realisht?

Rama: S’ta shpjegoj dot

Studentja: Unë e kupto,  ju se keni shpjeguar. Edhe mbrëmë nuk më keni dhënë përgjigje.

Rama: Të lutem, mbasi më ke shkruar atë fjalë

Studentja: Jo më keni thënë, ta them unë ça me keni thënë.

Rama: Lexoje.

Studentja: Më keni thënë gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë.

Rama: S’është fjalia ime kjo.

Studentja: Është fjalia juaj,  është fjalia juaj zoti Rama. Më keni marrë në telefon në orën 10 e gjys.

Rama: Shiko…

Studentja: Të mbaroj unë pastaj fol, ashti siç ja bërë të gjithëve

Rama: Lexoje

Studentja: Të mbaroj unë

Rama: Lexoje

Studentja: Të mbaroj unë dhe pastaj flisni ju.

Rama: Jo, lexoje në mënyrë korrekte

Studentja: Po, ta them unë tani kush është mënyra korrekte

Studentja: C’a jemi ne për ju lolo të qeverisë?

Rama: Çohu ik fare.

Studentja: Ju them dhe unë të gjithë shqiptarëve që ju nuk doni dialog por doni monolog me veten. Nuk na bleni dot si keni blerë 1000 freshistat. Nuk na blini dot nuk na këcënoni dot se do na hiqni prindërit nga puna, nuk na kërcënoni dot me makina.

Rama: Mbaruat?

Studentja: Jo nuk kam mbaruar. Ky nuk është dialog. Ju po na detyroni të vijmë këtu dhe nuk po bëni dialog, ashtu siç nuk keni bërë me të gjitha universitetet e tjera duke filluar nga ai i UBT-së. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi

Shikoni sms:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here