“Tigri” i Ramës me çorape të kuqa çudit nga Shijaku

0
156

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut ishin sot në Gjepalaj për të inaguruar përfundimin e tre banesave të ndërtuara pas tërmetit, përkatësisht të familjeve Gjepali, Doda dhe Rusi.
Në banesën e Osman Rusit, Rama iu bind rregullave të të zotit të shtëpisë, duke hequr atletet bashkë me Ahmetaj.
Rama: Unë nuk po i heq këpucët Osman, të më falësh.
Osmani: Mirë është ti heqësh.
Rama: Epo s’po ta prish, nuk kam çfarë bëj.
Sapo u futën në sallonin e shtëpisë, sytë e Ramës shkuan te ngjyra e kuqe e çorapeve të Ahmetaj duke e bërë nostalgjik për kohën kur vishte çorape me ngjyra.
Rama: Ky mi ka marrë çorapet e mia. Më e keqja iku, më të mirën kemi përpara.A morë Osman çfarë na bëre, ta mori mendja që do të hiqte këpucët Kryeministri te shtëpia e re? Ja si është jeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here