Tinguj klasik, në javën italiane në Gjirokastër

0
334

Java e gjuhës dhe e Kulturës Italiane, ka qenë e vecantë në ditën e saj të tretë pasi për herë të parë, kanë performuar në skenën e Universitetit të Gjirokastrës, kuarteti LYSKAMM i themeluar tetë vjet më parë pikërisht në Konservatorin e Milanos. Katër të rinj vyrtuozë italianë Cecilia Ziano, Clara Franziska, Francesca Piccioni të treja violiniste, si dhe Giorgio Casati në violincel, kanë mbajtur pezull për 45 minuta, auditorin e Universitetit “Eqrem Cabej” në Gjirokastër duke sjellë pjesë të ndryshme nga autorë klasikë kryesisht italianë. Për rektorin e Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema, kuarteti i harqeve, është në vazhdën e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër dhe aq më tepër që artistët italianë, kanë performuar ditën e shënuar të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe një ditë para fillimit të sezonit të ri në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkaq Adriana Frisenna nga Ambasada Italiane në Tiranë, vlerëson ecurinë e aktiviteteve kulturore me rastin e Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër. Java e gjuhës dhe kulturës italiane në Gjirokastër, do të kulmojë ditën e shtunë ku konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio dhe konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, do të organizojnë Takimin me Miqtë e Italisë në homazh të qytetit Amatrice i goditur kohët e fundit nga tërmetet. Me këtë rast, do të ofrohet e famshmja “amatriciana” e përgatitur nga kuzhinijeri italian Roberto Cannata.

14555664_10211284817902128_1648715955_n 14805409_10211284818142134_946400097_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here