Tirana goleadë ndaj Luftëtarit

0
171
https://streamable.com/akikw

Tirana ka arritur të marrë përkohësisht kreun e renditjes në Kategorinë Superiore duke mposhtur me shifrat 5-1 ekipin e Luftëtarit. Ishte një ndeshje pa shumë histori pasi pas avantazhit bardheblutë kontrolluan ndeshjen dhe nuk e patën te vështirë të merrnin tri pikët që kërkonin.

Golat e shpejtë të Kobinah dhe Bathës i dhanë Tiranës pikërisht qetësinë që kërkonte në një duel të tillë që mund të komplikohej nga të rinjtë e skuadrës gjirokastrite të cilët në mesjavë ndalën Kukësin kryesues. Më pas e kishte radhën Ngo të shënonte me një gol të bukur duke mbyllur pjesën e parë me avantazh të pastër për ekipin e tij.

Në të dytën, goli i Çelës zgjoi Luftëtarin që sulmoi me shpresën se mudn të hapte ndeshjen, por një penallti dhuratë nga gjyqtari Kola solli golin e katërt bardheblu me Muçin, ndërsa më pas Batha shtoi edhe të pestin duke vulosur këtë fitore që i dha kreun skuadrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here