Tjetër drejtues mjeti, vihet në pranga për rryshfet ndaj policit rrugor

0
347

Një tjetër taksist, bie në “grackën” e Policisë Rrugore. Sotir A nga Fieri, është arrestuar sot teksa ka tentuar të korruptojë një polic rrugor në këmbim të mos vendosjes së gjobës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori” kur fieraku që punonte si taksist pa licensë, është ndaluar nga patrulla policore për një kontroll rutinor të dokumentacionit të mjetit Mercedez-Benz. Në mungesë të dokumentacionit, 42 vjecari, i ka ofruar një shumë të hollash punonjësit të policisë rrugore në këmbim të mos vazhdimit të procedurave administrative në ngarkim të tij. Duke parë se taksisti i palicensuar në momentin e ndalimit transportonte pasagjerë në drejtim të Kakavijes, blutë e Gjirokastrës, e kanë ndaluar menjëherë dhe më pas e kanë arrestuar për tentativë rryshfeti punonjësve policorë. Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që shkon në katër, numri i drejtuesve të mjeteve që vihen në pranga për tentativë korrupsioni ndaj policëve rrugorë gjatë 10 ditëve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here