Top-Sekret Surrel Vaksina/ Berisha: Për Ramën shqiptarët nuk meritojnë transparencë

Ish-kryeministri Berisha në një status në profilin e tij facebook shkruan se Rama me daljen publike sot tregoi se shqiptarët nuk kanë pse ta dinë origjinën e vaksinës.

Ai shkruan më tej se menjëherë pas Ramës, ata që do ta bëjnë vaksinë do jenë lëpirësit e tij mediatikë.

Surrel Neës-Haberet e Surrelit!

Breaking!

Lajmi i parë: Dje mbasdite mbërritën në Shqipëri  ose nga ajri ose nga deti ose nga toka 500000 vaksinat anticovid.

Lajmi i dytë: Hej milet! Nuk duhet të dini asgjë nga, si dhe tek erdhën. Mos pandehni se ato janë Biontech-Pfizer, Astra-Zeneca apo Moderna, ruse apo kineze dhe ju nuk ka çfarë ju duhet fare origjina e tyre, ajo është top sekret apo Surrel Vaksinë.

Transparenca për ju është po aq e dëmshme sa dhe vet covid19!

Lajmi i tretë: Për shkak të moshës, mplakjes së parakohshme duke punuar ditë e natë për ju por edhe për shkak të atij qoft largut, krejt me të paren do ta bëjë vet! E meritoj! Surrel Vaksine!

Lajmi i fundit: Kaq dhe e keni tepër, për gjithçka më shumë, ndiqni mediat e lepiresve të Sulltan Surrelit, të Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Ballës. Ato ju thonë ju ato që unë nuk mund ti them! Ndaj dhe fille direkt mbas meje ata do vaksinohen të parët!sb

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment