Trafik droge, 43 vjecari shqiptar prangoset në Volos në sy të fëmijëve

0
170

Një shqiptar 43-vjeçar, u arrestua nga policia greke mëngjesin e sotëm pasi ishte vënë nën vëzhgim prej disa ditësh nga Task Forca kundër Drogës në Volos. Në posedim të tij, u gjetën 11.58 kg hashash, e cila ishte fshehur në një zonë në Anemoutssa, sipër Agrisë.

I huaji u arrestua në shtëpinë e tij në Agria, para gruas dhe tre fëmijëve të mitur. Pas arrestimit, policia sekuestroi edhe një shumë prej 35 mijë eurosh. Gjatë së martës, shqiptari pritet të dalë përpara drejtësisë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas policisë, me ndihmën e një qeni policie, në një vend fshehjeje në një zonë rurale, si dhe në shtëpinë e 43-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 13 pako me kanabis të papërpunuar si dhe shuma prej 24,780 € si dhe një telefon celular.

Sipas raportimeve, autori i huaj ishte duke “kontrabanduar” drogën në një pronë në vargmalin e Anemucës, ndërsa e kishte vendosur në një vazo të madhe duke e fshehur mes bimësisë. Oficerët u njoftuan se ai po trafikonte sasi të mëdha droge dhe e kishin vëzhguar prej ditësh për të gjetur bashkëpunëtorët e tij të mundshëm, por kjo nuk ndodhi dhe këtë mëngjes ata e arrestuan në shtëpinë e tij në Agria, para gruas së tij dhe tre fëmijëve.

Personi i arrestuar do t’i referohet Prokurorit të Përgjithshëm të Volos, ndërsa puna para hetimore po vijon më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here