Trafik droge në kufi, 5 në pranga !

0
440

Pesë persona janë prangosur nga Policia Kufitare teksa tentuan të kalonin 21.1 kg marijuanë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës kur Fatos Agaçi 36 vjeç, Andrea Cjapi 24 vjeç, Frederik Hyrija 21 vjeç të tre banues në Suk të Fierit, si dhe Krenar Llanaj 30 vjeç, nga Cakrani i Fierit, janë personat të cilët u arrestuan teksa tentuan të kalonin drejt Greqisë, dy çanta krahu nga automjeti tip “Wolksvagen” me targa YXB2403. Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kapën pesë personat e lartpërmendur së bashku me marijuanën e destinuar për të kaluar përtej kufirit. Mbi ta rëndon vepra penale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here