Trafikonin klandestinë nga Greqia, në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arben Hyka, 41 vjec, banues në fshatin Yrshek Tiranë, (I dënuar më parë për veprën penale “vjedhja”) është kapur në flagrancë nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke udhëtuar me automjetin e markes Ford me targa AA 247 SV, ku brenda mjetit ndodheshin dy shtetas të huaj nga Afganistani.

Bersand Rabaj, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në afërsi të lokalit “Kalimera”, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy shtetasve të huaj nga Tunizia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment