Tragjedia “Jul Cezar” në një tjetër dimension në kalanë e Gjirokastrës

0
275

“Jul Cezari” nga Shekspiri është vendosur në skenën e improvizuar në mjediset e kalasë në Gjirokastër , nën drejtimin e regjisorit të njohur kroat Ivica Buljan nga produksioni i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Sipas regjisorit kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. “Jul Cezari” është i pari thrriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Flitet për korrupsion, kontrabandën e vrasjen. Aktori Alfred Trebicka tha se shfaqja erdhi në mjedisin e saj ideal në kalanë e Gjirokastrës.

Ndërsa Ervin Bejleri në rolin e Brutit tha se vetë shfaqja fitoi një dimension të ri në Gjirokastër, në kala.

Publiku gjirokastrit e ka mirëpritur dhe ndjekur me kureshtje deri në fund .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here