Tragjike, hidhet nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” një 52-vjeçar

0
149

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet.
Sipas policisë, më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 4-të i një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
52-vjeçari nga Tropoja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here