Trajneri Duro sulmon pasardhësin e tij, nuk u tregua profesional, Luftëtarin do e rikthejmë aty ku i takon!

0
136

Klodian Duro, trajneri që mori 24 orë para ndeshjes Luftëtarin, pas ndeshjes së parë me Tiranën në kryeqytet, foli për humbjen, por edhe i largohet problemeve të Luftëtarit dhe largimit të Dalipit.

Sigurisht që Tirana e meritoi fitoren sepse shënoi golat dhe ato kanë rëndësi në futboll. Duhet që të luanim si 30 minutat e para, sepse deri në ato momente kundërshtari nuk na vuri në vështirësi-u shpreh Duro për SS.

Goli e ndryshon totalisht lojën, sot donim që të ishim një ekip i mirëvendosur në fushë. Janë gabime individuale që ndodhin në futboll sepse kemi shumë djem të rinj. Duhet që të shohim përpara ishte ndeshja e parë që na gjeti në një situatë jo të mirë. Mendoj se me pak qetësi mund të kishim marrë një rezultat akoma më pozitiv.

I ngacmuar nga gazetari Halilaj në studion e SS për cështjen Dalipi, trajneri i bluzinjve u shpreh se të vish në këtë gjendje, me një trajner që ikën edhe pa takuar lojtarët. Ne e dinim forcën e ekipit, me një riorganizim total dhe me fazë të vonuar. Mund të bënim më mirë nëse ekipi do të vinte pa frikë dhe me besim në këtë ndeshje. Duhet që të vazhdojmë me kokën lartë dhe të marrim rezultate në ndeshjet e ardhshme. Më mirë që ndodhi kështu, sepse tashmë ne do të vazhdojmë të qetë përpara. I kam idetë në kokë  për të ndërtuar një Luftëtar të fortë, ku përveç se duhet që të luajmë mirë do të eliminojmë edhe gabimet individuale. Nuk do të na ndalojë asgjë për ta bërë të mundur misionin tonë-tha trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro.

Synimet

“Kam ardhur te Luftëtari për të dhënë më të mirën time, sepse jemi një klub që jemi riorganizuar në momentet e fundit. Kontratat janë profesionale, si të tonat eh lojtarëve. Por, trajneri bëri sjellje jo profesionale. Do të isha me fat nëse do të kisha një drejtor teknik të fushës sime. Madje kam vënë veton që Dalipi të jetë trajner te Luftëtari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here