Transporti publik kërcënon sërish me mbyllje, Kreu i Shoqatës: Do dorëzojmë linjat!

0
137
Qytetare te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re. Prej disa ditesh shoqata e Transportit Urban Kryeqytetas ka kerkua rritje te cmimit te biletes deri ne 70 lek./r/n/r/nCitizens of the capital, traveling with urban bus. For several days the capital Urban Transport Association has requested the ticket price increase up to 70 lek.

Rikthimi i masave kufizuese në vend, ku ndalohet çdo lloj lëvizje e qytetarëve, por edhe e aktiviteteve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit duket se ka vënë sërish në vështirësi subjektet e ndryshme. Ata që i kanë ndjerë më shumë këto orë kufizimesh që prej gati një jave kur kanë filluar të aplikohen masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve janë linjat urbane të transportit publik që operojnë në kryeqytet. Ata shprehen se vendosja e këtyre masave ka sjellë dhe kufizim të orareve me të cilat operojnë, një humbje nga kapaciteti i punës me tre orë dhe kjo sipas tyre është një kosto që i shtohet edhe më tej humbjes së madhe që pësuar nga izolimi i parë.
Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ngriti shqetësimin në “Wake Up”, ku theksoi se humbjet janë shumë të mëdha. Ai shtoi se kjo situatë mund t’i detyrojë që të mbyllen sërish.
“Ishim me humbje para këtij vendimi, tani jemi akoma me humbje. Pra situatë është shumë e vështirë për këtë transport dhe mbase shumë shpejt mund të kemi dorëzim të linjave nga operatorët te Bashkia Tiranë, si arsye e pamundësisë financiare për ta vazhduar këtë transport.
Nëse nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, shumë shpejt janë disa operatorë që do dorëzojnë këto linja.
Tirana mund të ngelet me disa shërbime më pak në transportin publik. Është shumë e rëndë për personat që përdorin transportin publik”, theksoi Qoshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here