Transporti publik nuk rinis/ ‘Mos e ‘vrisni’ autobusin, ja katër kërkesat tona’

0
200

Shërbimi i transportit publik në vend nuk do të nisë deri në plotësimin e kërkesave që shoqatat kanë bërë ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të ‘reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës’.
‘Jemi i pari kryeqytet pa një stacion treni, ju lutem mos e vrisni autobusin, mos e ktheni vendin e parë pa autobus.
Nëse financiarisht s’bëhet e mundur, pra s’plotësohen kërkesat, e pamundur që të rifillojmë shërbimin.
Rishikimin e protokollit të sigurisë, nëse s’bëhet i mundur operimi sipas çdo vend të botës, si në Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.
Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë,
Ne kërkojmë 4 pika, nëse s’i ka të qarta, mund të ulemi e t’ia sqarojmë më qartë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here