Transportonte 5 klandestinë nga Pakistani, arrestohet gjirokastriti

Një person është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës këtë të martë,

i akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.

I arrestuari është Enea Mevlani, 21 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë, pas informacioneve të mara në rrugë operative se po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani.

Mevlani fillimisht ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e policisë së Gjirokastrës.

Ndaj tij hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment