Tre milje larg derdhjes së Vjosës, kapet peshkaqeni ‘blu’! Konsiderohet specie e rrezikshme

0
196

Një peshkaqen i vogël, por i rallë, është kapur nga rrjetat e peshkatarëve tre milje larg bregut të detit në drejtim të derdhjes së lumit Vjosë. Ai njihet ndryshe si peshkaqeni blu dhe është një specie grabitqare, e cila konsiderohet e rrezikshme.
Sipas peshkatarëve ai është një peshkaqen këlysh dhe ndaj peshon 2 kilogramë, por mund te rritet deri në 4 kuintal.

Kryesisht këta lloj peshkaqenësh rrinë në thellësinë e detit, por edhe pse ka ardhur afër bregur nuk paraqet rrezikshmëri për pushuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here