Tremben turistët kinezë nga prezenca e ushtarëve të armatosur gjer në dhëmbë, ikin nga sytë këmbët pa mbërritur mirë në Gjirokastër

0
135

Prezenca e ushtareve te Olta Xhaçkes ka alarmuar 60 turiste kineze qe kishin mberritur mëngjesin e sotëm ne Gjirokaster.

Dy autobuze te ardhur nga kryeqyteti shqiptar te mbushur me turiste nga Kina me destinacion Gjirokastren, jane larguar pa u ankoruar mire ne sheshin “Cerciz Topulli” mengjesin e sotem. Prezenca e forcave ushtarake te armatosur deri ne dhembe ka alarmuar se tepermi kinezet te cilet kishin planifikuar te qendronin tre dite ne dy hotele te Gjirokastres.

Operatori turistik qe kishte prenotuar 45 dhoma ne dy hotele ne zonen e vjeter te qytetit, ka paguar 20% te vleres totale te prenotimit dhe eshte larguar menjehere si pasoje e presionit qe kishte nga turistet kineze qe moren arratine nga prezenca e ushtareve te armatosur.

Shoqeruesi shqiptar rrefen per Jugunews.net se turistet kineze kane qene te moshes se trete kryesisht dhe nuk u qetesuan per te qendruar ne Gjirokaster ndonese spegimet dhe sqarimet kane qene te parreshtura.

Dy autobuzet me kineze, jane larguar drejt Sarandes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here