“Trimi” nga Vlora kapet me pistoletë në brez brenda mjetit të blinduar

0
216

Një i ri nga Vlora është arrestuar teksa qarkullonte lirshëm me pistoletë në brez. Bëhet fjalë për Eros Spahiaj 26 vjec. Burimet policore, kanë bërë të ditur se kanë qenë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ata që arrestuan në flagrancë 26 vjecarin Spahia.

Ky i fundit është pikasur nga forcat policore, në zonën e Viroit rreth 2.5 km nga qendra e Gjirokastrës teksa qarkullonte i pashqetësuar me pistoletë në brez brenda një automjeti. Ndaj atij është ushtruar kontroll fizik nga ku i’u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë model GLOCK me 14 fishekë.

Bëhet e ditur se 26 vjecari u kap teksa ndodhej në bordin e mjetit të blinduar AA124NZ. Pistoleta u zbulua pasi forcat policore, ushtruan kontroll fizik tek mjeti në fjalë. Arma e zjarrit së bashku me fishekët dhe automjetin e blinduar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë, është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer 26 vjecari Spahia pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Gjirokastrës dhe ndaj 26 vjecarit nga Vlora, rëndon vepra penale e prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here