Tritan Shehu: Hetim Tërmet Pecit e Durim Roshit, për kultivim masiv të kanabisit

0
166

Përmes një reagimi në Facebook, deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, kërkon hetimin e kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Memaliajt, të cilët sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi për kultivimin masiv të kanabisit.

Shehu thotë që Prokuroria duhet të celë dosje për kryebashkiakët Tërmet Peci e Durim Roshi, si dhe shefat e komisariateve që siç shkruan ai kanë dijeni e kanë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Postimi i plotë i deputetit Tritan shehu në profilin e tij në FCB. 

NE TEPELENE E MEMALIAJ ASNJE MASE NDESHKUESE PER KANABISIN.
Ne keto dy bashki u kultivuan sasi kolosale kanabisi.
Perfitimet i muaren grupet kriminale si dhe perfaqesuesit e institucioneve shterore, qe e stimuluan, mbrojten, fshehen kete veprimtari kriminale, gje per te cilen fashataret u paguan nje “harac” te larte dhe sot vazhdojne te jetojne nen terror per sa kane bere.
C’po ben Prokuroria qe nuk ka hapur asnje “dosje” per ata, sic e kerkon qarte edhe ligji 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006?
Po shteti ne terresi? Asgje, asgje, asgje.
DY KRYETARET E BASHKIVE, TE TEPELENES E MEMALIAJT Zz. TERMET PECI DHE DURIM ROSHI VAZHDOJNE TE QETE NE ZYRAT E TYRE.
Duhej qe qeveria te fillonte procedurat e shkarkimit te tyre.
PER ME KEQ SHEFI I KOMISARIATIT TE TEPELENES EMILIANO PASHAJ QENDRON I PA TUNDUR NE POSTIN E TIJ, NDERSA AI I MEMALIAJ ARGENT SHYTI, I PA PREKUR VECSE KA KALUAR NE DIBER!!!!
Keshtu nuk mund te luftohet krimi, droga e te vendoset ligji, si dhe te shpetojne qytetaret nga pesha e kriminalitetit.
Me shume te drejte banore te atyshem me ngriten keto shqetesime, duke me theksuar se asgje nuk ka ndryshuar ne ato dy Bashki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here