Tritan Shehu: Kumbaro ndërhyn abuzivisht si ministre në fushatë elektorale

0
689

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, në një status të tij në rrjetin social FCB, ka akuzuar direkt kandidaten për deputete të PS Mirela Kumbaro, për ndërhyrje të qëllimshme në fushatën elektorale, përmes organizimit të aktiviteteve të dikasterit që ajo drejton, në Libohovë.

Në thirrjen e tij në FCB, zoti Shehu, ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ për këtë fenomen që shkel cdo element etike elektorale.

Statusi i plotë i Tritan Shehut në FCB

Zonja Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, është kandidate për PS në Qarkun e Gjirokastrës. Pikërisht në kulmin e fushatës elektorale datë 9-11 qershor, në zonën e saj elektorale, Libohovë, sipas një ftese pa firmë e pa vulë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Libohovës të drejtuar nga PS, organizojnë një “Festival tradicional” aty!!!!!
Një veprim ky që së paku bie ndesh me cdo element etike elektorale.
Pyes: Kush e financon këtë aktivitet, si ndahen financimet, pse zgjidhet pikërisht kjo datë e ky vend nga ai dikaster????
Në Qarkun e Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe elektorale, janë organizuar disa aktivitete të tilla “abuzive”, ky është i fundmi i këtij lloji dhe më flagranti.
Zoti Shehu i ka kërkuar KQZ të verifikojë menjëherë ngjarjen në fjalë duke e bllokuar si aktivitet interferues me fushatën elektorale, si dhe të kontrollojë edhe përsa është realizuar deri më tani në Qarkun e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here