Tritan Shehu sulmon Mirela Kumbaron per Himnin e Ri

Deputeti i  PD Tritan Shehu ka reaguar pas postimit të një videoje nga ministrja Kumbaro, kolona zanore e të cilit është një variant i ri i himnit kombëtar. Sipas Shehut ky është një shpërfytyrim  i himnit tonë kombëtar.

Pak ditë më parë e njëjta video ishte shpërndarë edhe nga kryeministri Rama, fill pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.

“Rilindja ka publikuar sot nje “variant” te saj te Hymnit tone Kombetar. Une nuk jam artist dhe as surealist, jam qytetar normal.

Per mua eshte nje Karrikature e Vertete!

Hymni eshte e mbetet Hymn, askush nuk mund ta tjetersoje ate, vecanerisht Qeveria.

Degjojeni vete e gjykoni pastaj…..”

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment