Tritoli “zgjon” Vlorën, objektiv shtëpia e 69-vjeçarit

Një shpërthim tritoli ka tronditur lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas asaj që njofton Policia, në orën 03.16 në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes.
Policia : Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment