VIDEO/Tronditëse: Shpëtojnë 10 banorë nga shembja e banesës

Një tjetër banesë në zonën muzeale të Gjirokastrës, rrënohet. Bëhet fjalë për këtë banesë dy katëshe e cila gjendet poshtë kështjellës së qytetit në lagjen “Partizan”. Mbrëmjen e djeshme, pjesa anësore e saj është shembur ndërkohë që gati po shembet e gjitha. Pjestarët e familjes Luke që banonin në të, janë larguar nën arratinë e frikës për të future kokën ku të mundnin. Disa herë, banorët që bujtnin me qera në këtë objekt, kanë vënë alarmin tek autoritetet vendore gjatë viteve të fundit, por nuk është marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e konstruktit mural anësor dhe atij të brendshëm. Situata u përkeqësua mjaft me tronditjet e tërmetit që prekën Gjirokastrën javën që shkoi, apo dhe me shirat e rrëmbyeshëm ditëve të fundit. Sipas shefit të Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, banorët që bujtin në këtë objekt, do t’u sigurohet nga bashkia, qeraja për të banuar në një apartament banimi ndërkohë që momentalisht, janë strehuar në një konvikt deri sa Këshilli Bashkiak, të miratojë një fond për qeranë e familjeve që banonin në objektin dy katësh. Familje që jetojnë në shtëpi me ish pronarë në Gjirokastër janë shumë dhe madje pjesa më e madhe e tyre i kanë braktisur me kohë këto shtëpi. Janë gati 200 ndërtesa të vjetra në Gjirokastër të cilat rrezikohen seriozisht nga shembja. Vetëm në 30 për qind të tyre është ndërhyrë, ndërsa pjesa më e madhe janë në degradim e sipër.

14798950_10211332687858847_761144540_n 14800885_10211332687698843_245954_n 14826186_10211332687738844_2054747136_n

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment