Trump shpall fitoren dhe akuzon për manipulime

0
130

Edhe pse janë ende me miliona vota për t’u numëruar, presidenti amerikan Donald Trump shpalli triumfin në zgjedhjet e 3 Nëntorit. Edhe pse ishte i bindur në fitore, kandidati republikan nuk e priste që ajo të ishte kaq e thellë.
“Rezultatet e kësaj nate janë fenomenale. Është një rekord. Kemi fituar shtete që as nuk e prisnim, si Florida. Aty jo vetëm fituam, por fituam shumë”.
Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se po bëheshin manipulime në procesin e numërimit të votave në dëm të partisë së tij. Sipas Trump-it ka pasur tentativa për të ndryshuar rezultatin duke shtuar kuti me vota të jashtëligjshme, por pa dhënë fakte konkrete. Paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme.
“Ky është një manipulim i madh për kombin tonë. Duam që ligji të përdoret në mënyrë të drejtë. Nuk duam që në 4 të mëngjesit të gjejmë kuti të reja votimi dhe t’i fusin në listat e numërimit”.
Më i përmbajtur ishte demokrati Joe Biden, i cili shprehu bindjen se ishte në rrugën e fitores.
“Zgjedhjet nuk përfundojnë deri kur të numërohet edhe vota e fundit. Jemi në rrugën e duhur drejt fitores”.
Stafi i kandidatit demokrat reagoi ndaj pretendimeve të Trump-it për fitore, duke e akuzuar për shkelje të paprecedentë të demokracisë. Sipas tyre, edhe Biden ka gati një betejë ligjore për këto zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here