Tubimi patriotik në Shkup, Gjirokastra përfaqësohet nga Djemtë e Labërisë

0
150

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut Shkup, më 14 shtator, pritet të organizohet një tupim protestues për të kërkuar lirimin e ish luftëtarëve shqiptarë të arrestuar nga policia maqedonase.

Gjirokastra në këtë tubim përfaqësohet nga Genti Basho i forumit patriotik “Djemtë e Labërisë”.

Për Jugunews.net Basho u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës për të kërkuar lirimin e trimave të Shqipërisë etnike. Ju bëj një thirrje të gjithë shqiptarëve që e duan kombin dhe atdheun që të lënë mënjanë fjalët dhe egoizmat në FCB por të vijnë në qendër të Shkupit pasi cështja është madhore për mbarë kombin-shprehet Basho.

Ata burra luftuan për ne dhe ne sot njëzëri të ngrihemi së bashku të kërkojmë lirimin e tyre dhe me këtë rast i’u bëj një thirrje, atyre që luftuan per popullin të bashkohen në tubimin që ka për qëllim lirimin e heronjve-ka përfunduar Basho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here