Turizmi i paralizuar nga Covid-19/ Bashkia e Gjirokastrës gjen “zgjidhjen” , hyrja në muzeume do jetë free

0
183

Covid-19 dhe masat shtrënguese po ndikojn edhe në sektorin e turizmit, i cilì shikohet si një mundësi e mirë për të siguruar të ardhura nga qytetarët e Gjirokastrës. Por mbyllja e kufijve njëherazi dhe pasiguria nga virusi çoi në anullimin e shumtë të rezervimeve të turistëve të huaj , pavarësisht se Gjirokastra është zonë e gjelbërt duke rrezikuar seriozisht punën e hoteleve e bujtinave si dhe ekonominë e qindra familjeve. Por për tiu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që operojnë në sektorin e turizmit , për të thithur sa më shumë turistë, bashkia e Gjirokastrës ka gjetur një “zgjidhje” , duke planifikuar që hyrjet në muzeume të jenë falas . Gjithashtu për turistët që mendohet se mund të vijnë gjatë muajve të verës do të kenë mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme në natyrë. Hapja e muzeve do të nisi nga java që vjen për këtë arsye sot janë dezinfektuar .

Por hyrja falas në muzeume nuk i gëzon aspak bujtësit e qytetit të gurtë apo artizanët të cilët e shikojnë me pesimizëm jo vetëm këtë nismë por të gjithë sezonin turistik.

Pyetur nga @jugunews.net një artizan në zonën muzeale na tregon vështirësit që po kalon.

Kemi dy muaj mbyllur .Gjendja është jashtëzakonisht e vështirë.Na ndjek fati i keq, njëherë pezullimi nga punimet për rikonstruksionin e kalldrëmit, tani virusi , është e pamundur të vazhdojmë në këtë mënyrë.Nuk e kam hapur dyqanin , si unë ashtu dhe të tjerë.Vijmë , pastrojmë dhe ikim .Edhe nëse i hapim kujt do tia shesim? Askujt.Mbahemi nga turistët , deri tani nuk ka asgjë konkrete, me supozime nuk jetohet. Hyrja në muzeume mund të bëhet falas , po turisti nuk vjen se i lehtësoi xhepin 2 euro që të hyjë në muze apo 5 euro.Derisa ai ka marrë iniciativën vjen nga një vend i largët kjo nuk është gjë dhe pa sens. Na favorizon deri diku të qenurit zonë e gjelbërt e për këtë shpresojmë të ketë vizitorë gjatë verës. Përndryshe personalisht do e mbyll dyqanin . “

Nga ana tjetër për bujtësit problemi është akoma edhe më i madh pasi kanë investuar gjatë muajve të mëparshëm për të krijuar kushte komode për turistët dhe çdo shumë e investuar pritej të kompensohej me ardhjen e tyre .

Kam disa vite që shtëpinë e shndërrova në bujtinë.Jetoj bashkë me bashkëshorten , nuk kishim.mundësi të tjera menduam të investojmë në diçka , pamë se po ecte mirë dhe vendosëm të bënim bujtinë , shtëpinë. Vjet patëm punë , kishte frekuentim, na kontaktonin kishin mbetur të kënaqur por vendi ishte i vogël e nuk kishim mundësi të prisnim shumë turistë. Prandaj menduam që me fitimet e sezonit të kaluar të bënim sërish një investim për të zgjeruar dhomat dhe ofruar kushte më të mira.Paratë i hodhëm por tani që sezoni duhet të kishte nisur , tani jemi në të tilla kushte.Koronavirusi na paralizoi , mbetëm në vend e me shpresën se do hapen kufijtë , por dhe të hapen frikë kanë të huajt të vijnë tek ne , por dhe ne vetë të pasigurt jemi për shëndetin . Nga halli do bëjmë të pamundurën sa të vijnë le të vijnë do i presim. Dyert hapur i kemi , sa më shpejt aq më mirë për ne. Por duhet të marrin masa shteti , bashkia ministria të na ndihmojnë sa më shpejt .”

E ndërsa ende nuk ka një plan konkret për turizmin këtë vit , ajo çka u mbetet qytetarëve dhe bizneseve është veçse të presin një normalizim të mundshëm të situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here