Turp në Sarandë/ Ish-trajnerin e nxjerrin nga stadiumi, Çipa: Kam dhënë gjakun për Butrintin, ka më shumë punonjës bashkie se personalitete sporti

Në Sarandë duket se vlerat nuk njihen në futboll, sidomos kur bëhet fjalë për ata që një jetë ja kanë kushtuar Butrintit, si lojtar, apo drejtues…Odise Çipa është një prej emrave të spikatur në futbollin sarandiot, por që nuk po mer vlerësimin e duhur, e madje rasti më flagrant është në ndeshjen me Devollin, kur nuk është lejuar madje as që të shohë ndeshjen në stadium duke u nxjerrë nga ruajtësit e sigurisë në “Andon Lapa”. Në një reagim, Odise Çipa thotë se edhe listat për të hyrë në stadium bëhen me mik, madje nuk sheh njerëz të futbollit, por punonjës bashkie dhe kjo është e pakuptimtë… “Më vjen mjaft keq që në Sarandë ndodhin çudi, sepse në stadium nuk lejohen ata që kanë derdhur djersë dhe kanë kontribut me dekada në futboll dhe për habi listat plotësohen dhe mbushen nga punonjës të bashkisë..Imagjinojeni, çlidhje kanë ata, ndërkohë që figurat e sportit privohen?! Madje, shumë njerëz nga rruga futen me mik në stadium, ndaj edhe kërkoj transparencë sepse kjo nuk është normale dhe e drejtë…”
“Ka qenë dita më e keqe e jetës sime, kur para ndeshjes me Devollin shkova të ndiqja skuadrën e qytetit tim, ku kam derdhur djersën dhe gjakun për atë fanelë, por kam edhe kontribut si drejtues dhe policët më kanë nxjerrë nga stadiumi? Çfarë është kjo? Rrijnë policët dhe më nxjerrin mua që rininë time e kamë lënë në atë fushë! Do thoni ju pse ndodh kjo? Ndodh sepse unë flas drejt dhe kam ngritur zërin vetëm për të mirën e Butrintit dhe nuk më lënë as të hyjë në stadium. Por, kështu nuk ecën futbolli përpara, sepse futbollin e bëjnw specialistët dhe jo analfabetët dhe persona që nuk kanë lidhje, me futbollin e për më tepër me Butrintin. Kam folur me kritika dhe drejt, sepse Butrinti më dhimbset i kam kushtuar jetën. Nëse nuk u pëlqen e drejta është punë për ta, por vetëm kështu mund të bëj përpara ftubolli, sepse edhe neve na kanë kritikuar dhe i kemi kthyer në mësime dhe bëmë progres, kurse këtyre sot mbase nuk u pëlqejnë dhe duan servilizima, por më vjen keq, unë nuk jam i tillë. Unë do të mbroj Butrintin duke thënë më të mirën dhe të drejtën për klubin ashtu si e mendoj”, – tha Odise Çipa, ish-trajneri dhe ish-futbollisti i skuadrës së Butrintit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment