TURP per Institucionet e Futbollit Shqiptar per mos zhvillimin e asnje ceremonie per ish-futbollistin e shquar Perikli Dhalesin

Nga Roland Bejko                                                                                               Lamtumirë Pero !

Së bashku me miqtë e mi, ish Ministrin e Jashtëm dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, deputetët Jorida Tabaku e Aldo Bumçi, kryetarët e degëve të PD Tiranë Ervis Xhako e Pellumb Seferi, ish deputetin Xhevdet Mehmeti, e plotë demokratë e qytetarë të tjerë, familjarë, të afërm dhe miq,sapo i dhamë lamtumirën një miku të mirë, një njeriu të shkëlqyer, një babai dhe bashkëshorti të përkushtuar, një futbollisti të talentuar të Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, një qytetari të thjeshtë, një demokrati të urtë, një humanisti kokëulur, fjalë paktit dhe buzagazit PERIKLI DHALES.

I shprehim dhe një herë ngushëllimet më të thella bashkëshortes, dy djemve, të afërmeve dhe miqve të Peros.

I paharuar do jesh miku ynë i mirë, të qoftë dheu i lehtë e qofsh i parajsës !

PS: Ndoshta nuk është vendi këtu, dhe sot, por nuk mund të rija pa e thënë se për kontributin që ka dhënë si futbollist i shquar i Tiranës dhe i sportit shqiptar, besoj se biem të gjithë dakord se PERIKLI DHALES meritonte një ceremoni zyrtare për ta përcjellë për në banesën e fundit me homazhe të organizuara nga ish klubi i tij i futbollit Tirana, Bashkia e Tiranës, apo nga Federata Shqiptare e Futbollit.

E pafalshme kjo indiferencë.
Apo ndoshta vazhdojnë ta konsiderojnë të deklasuar për shkak të njeriut të tij të arratisur në vitet e Diktaturës Komuniste?!

TURP !Fotografia e Roland Bejko

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment