Turqia thyen rekordin e fluturimeve ushtarake, akuzon Greqinë për armatimin e ishujve

0
213

Sjellë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Turqia ka thyer rekordin e fluturimeve të avionëve luftarakë gjatë detit Egje dhe ka akuzuar Greqinë për shkelje të Traktatit të Lozanës duke armatosur ishujt, shkruan e përditshmja greke Kathimerini.

Vetëm në 4 muajt e parë të 2020, avionët luftarakë turq, përfunduan një komplet prej 217 fluturimesh mbi detin Egje. Numri më i lartë i regjistruar më përpara ishte në 2019, me një total prej 124 fluturimesh në të gjithë vitin. Greqia e ngriti këtë çështje gjatë samitit të telekonferencës të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Ditën e enjte, Ministri i Jashtëm turk Hulusi Akar akuzoi Greqinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke mbajtur trupa në ishujt e detit Egje dhe Turqia nuk do të tolerojë asnjë shkelje të të drejtave të saj.

“Ndërkohë që vendi ynë fqinj flet për ligjin ndërkombëtar dhe na akuzon pa asnjë të vërtetë, po shkel Traktatin e Lozanës. Për shembull, megjithëse traktati i sipërpërmendur dhe Traktati i Paqes në Paris në 1947 ishin mjaft të qarta, vendi ka armatosur ishujt, për të cilët është rënë dakord për status të demilitarizuar që në 1936, Greqia përsëri po i armatos ishujt.” – u shpreh ministri në një intervistë. Firmosja e këtij traktati përcaktoi kufijtë e Republikës moderne Turke.

Në dy muajt e fundit, avionët luftarakë turq janë fokusuar në fluturimin sipër ishujve më të mëdhenj të banuar si dhe përgjatë kufirit tokësor të lumit Evros. E përditshmja greke shprehet se ka patur më shumë fluturime turke të mërkurën, në shkelje të monatoriumit për veprime të këtilla gjatë festave, siç është java e Pashkëve.

Burimi: https://ahvalnews.com/turkey-greece/turkey-breaks-overflights-record-accuses-greece-arming-islands-kathimerini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here