Twitter mbyll miliona adresa false

0
148

Twitter ka arritur të mbyllë rreth 70 milionë adresa false dhe të dyshimta që nga muaji maj. Adresat  që u mbyllën ishin një përpjekje e Twitter-it për të pastruar rrjetin social.

Shumica e adresave mendohej që përdoreshin për postime provokuese ose nga komunikime automatike të kontrolluara nga larg, që shumë herë abuzonin me shërbimin.

Juan Guzman, një studiues pranë UCL ka vëne re me mijëra komunikime automatike që përdoreshin të stimuluar komunikimin mes njerëzve në rrjetet sociale dhe ai shprehet se Twitter e ka neglizhuar këtë komunikim automatik prej vitesh.

“Deri kohët e fundit , Twitter nuk e kishte menduar se komunikimi automatik ishte një problem në rrjetin e tij dhe as nuk bëri përpjekje për të zhvilluar një të tillë”, tha ai për BBC. “Vetëm pas zgjedhjeve të 2016 komunikimi automatik u bë një përgjegjesi dhe filloi të merrej seriozisht si për Twitter-in ashtu dhe për Facebook”.

Del Harvey, kreu i besimit dhe sigurisë i Twitter, tha për Washington Post se më e rëndësishme është siguria dhe jo komunikimi mes njerëzve, sepse njerëzit duan të ndihen të sigurt.

Një zëdhënës i Twitter tha se artikulli i Washington Post nuk ishte “asgjë e re” dhe shtoi se pezullimet e llogarisë ishin pjesë e “punës së saj të vazhdueshme për të përmirësuar shëndetin e bisedës publike në Twitter”, përcjell Twitter.

Zëdhënësi vuri në dukje një blog nga Yoel Roth dhe Harvey, i cili foli për mënyrën se si Twitter trajtoi bisedat e bllokuara dhe komunikimin automatik në shërbimin e saj. Raporti i Washington Post është cituar si një shkak i çmimit të aksioneve të Twitter duke regjistruar një rënie prej 8.5% – më e madhe e saj në tre muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here