U izolua në Spitalin e Sarandës, del përgjigja për 15-vjeçarin afgan

0
162

Ka dalë përgjigja e 15-vjeçarit afgan, Hamit Muhameti, i cili një ditë më pare u izolua në Spitalin e Sarandës, i dyshuar si i prekur nga Coronavirusi.

Analizat kanë treguar se adoleshenti nuk është prekur nga virusi që po mban mbërthyer mbarë botën.

Lajmin e konfirmon drejtori i Shëndetit Publik në Sarandë, Arjan Kalcuni.

Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here