U kap me drogë, arrestohet doganieri së bashku me të dashurën

0
147

Një doganier dhe një vajzë 23 vjeçare, janë arrestuar në orët e fundit në pikën kufitare të Qafë Botës. Arrestimi i tyre bë pasi po tentonin të kalonin 33 pako kanabis sativa drejt Greqisë
Doganieri i ndaluar është 36- vjeçar Arten Ibrahimi, i cili ishte në drejtimin e mjetit ku ishte fshehur droga. Ndërsa vajza e ndaluar është Konstandina Meci.
Droga sipas policisë ishte fshehur në bagazhin e makinës. Arten Ibrahimi mësohet se është doganier në pikën kufitare ‘Tre urat’ në Përmet dhe jo në pikën kufitare ku u kap droga.
Policia nuk e ka përcaktuar ende sasinë e drogës që ndodhej në automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY. Mësohet po ashtu se 23 vjeçarja e ndaluar kishte lidhje intime me doganierin Ibrahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here