U kapën me kanabis çokollatë, gjykata lë në burg çiftin nga Gjirokastra dhe 5 anëtarët e tjerë të grupit

0
138

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Tiranës për shtatë të arrestuarit e operacionit të koduar “Tranzit” gjatë të cilit u arrestuan gjashtë persona.
Të dyshuarit u arrestuan pasditen e së premtes, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa në formë çokollate.
Uniformat blu të Tiranës në bashkëpunim me ata të Dibrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin e koduar “Tranzt”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Aga është vëllai i ish-shefiit të policisë së qarkullimit në Dibër, Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.
Gjithashtu u arrestuan Shkëlqim Mazari 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”; Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.Midis të tjerëve dhe çifti që bashkëjetonin në Gjirokastër Fatjon Deda, 37 vjeç, nga Shëngjini dhe Marsida Piperi, 32 vjeçe, nga Gjirokastra si dhe Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë.
Policia e Tiranës dhe ajo e Dibrës kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtatë të dyshuarit kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy personave me banim në Gjirokastër.
Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kilogramë lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe dy automjete.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here