U la jashtë parlamentit , Ervin Bushati vendoset në krye të Postës Shqiptare

Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Tiranës, Ervin Bushati, i cili nuk arriti të fitojë një vend në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Sipas burimeve për mediat, prezantimi i tij në krye të Postës Shqiptare do të bëhet ditën e nesërme.

Bushati zëvendëson në këtë institucion Laert Durajn, i cili u zgjodh deputet në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit.

Ervin Bushati ndonëse renditej i treti në listën e Tiranës për një vend në Parlament, por thyerja e herësit nga Fatmir Xhafaj e la jashtë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment