U përplas në aksident, ndërron jetë mamia 57 vjeçare nga Saranda

0
164

Ka ndërruar jetë ditën e sotme mamia në spitalin e Sarandës Adelina Rizvani 57-vjeç , e cila
u plagos rëndë një javë më parë në një aksident .
Autoambulanca në të cilën ndodhej 57 vjeçarja po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me një automjet tip “BMW X5”, me drejtues 24-vjeçarin K.K. mesnatën e datës 21 shtator.
Pas përplasjes, mjeti me targa angleze përfundoi brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar.
57-vjeçarja ishte në Spitalin e Traumës në Tiranë duke luftuar me jetën por nuk arriti të shpëtonte .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here