Udhëtimet detare drejt Italisë, kush udhëton nesër dhe më datë 1 korrik

0
151

Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar se nga dita e hënë do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane.
Ajo njofton se nga data 1 korrik transporti detar do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.
“Njoftim II/ Mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve, SQAROJMË se:
Nga nesër shtetasit Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.
Bazuar në dispozitat aktuale të BE-së (dhe urojmë mos të këtë surpriza): nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë.
Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport nderkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.
– Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.
– Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here