Udhëtonin nga Afrika e Jugut, 61 pasagjerë nga Holanda rezultojnë pozitivë më Covid

61 persona që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ndërkohë po kryhen teste të mëtejshme për të përcaktuar nëse janë infektuar me variantin Omicron.

Rreth 600 pasagjerë mbërritën në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit nga Cape Toën dhe Johannesburg të premten duke pritur me orë të tëra në aeroport. Sipas një njoftimi të ministrisë të shëndetësisë holandeze, 61 persona rezultuan pozitivë.

Qeveria holandeze ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut. Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jong  tha se udhëtarët të cilët do të hyjnë në vend do tu nënshtrohen testeve diagnostikuese dhe do të karantinohen pas mbërritjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment